Bujar Osmani: Gjetëm 0.2% shqiptarë në administratën e RMV

Maqedonia

Bujar Osmani: Gjetëm 0.2% shqiptarë në administratën e RMV

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 22:00
Bujar Osmani

Ish-ministri i Jashtëm i RMV Bujar Osmani tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka goditur rëndë marrëveshjen e Ohrit, e cila u mundësoi shqiptarëve një përfaqësim të denjë në institucione si komuniteti i dytë më i madh në vend.

Osmani kujtoi se kur BDI erdhi në pushtet në 2002, gjeti vetë 0,2 për qind shqiptarë në institucione dhe i integroi ata në shtet.

“Ajo që ka ndodhur me formimin e kësaj qeverie është shkelur mbi të drejtën themelore të shqiptarëve si komuniteti i dytë më i madh në vend për të vendosur ata vetë për përfaqësuesit e tyre. Nuk ka nevojë të jetë BDI në qeveri por ajo që ka marrë verdiktin e popullit shqiptar. Kjo qeveri ka legjitimitet monoetnik.

Po rrënojnë thelbin e demokracisë multientike, marrëveshja e Ohrit nuk ka qenë vetëm për shqiptarët, por ka forcuar karakterin imunitar të shtetit. Në vitin 2002 BDI i ka gjetur institucionet e shtetit me vetëm 0,2 për qind shqiptarë, ka pasur 2 alternativa; ose të krijohen institucione paralele ose t’i integronte në institucione, kjo parti i ka integruar ata në shtet”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat