Një foshnjë tetë ditëshe ka ndërruar jetë dje në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi është sjellë nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore, konfirmojnë nga Klinika.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një fëmijë të lindur para kohe me peshë të ulët, i cili vuante nga sepsa e rëndë.
Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, ka komentuar shkurt se fatkeqësisht foshnjat vdesin çdo ditë nëpër spitale, por nuk ka dashur të hyjë në detaje për rastin konkret.
Pritet që në ditët në vijim të publikohen informacione shtesë për rrethanat që kanë çuar në këtë situatë tragjike.