Sela: OBRM-PDUKM erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, teksa VLEN vetëm se po i legjitimon këto veprime

Maqedonia

Sela: OBRM-PDUKM erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, teksa VLEN vetëm se po i legjitimon këto veprime

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 11:01
Keryetari i  Aleancës për Shqiptarët,  Ziadin Sela

Keryetari i  Aleancës për Shqiptarët,  Ziadin Sela nga Shkupi mbrëmë theksoi se faktori politik shqiptar në pushtet nuk po bën asgjë por vetëm se po legjitimiton punën e OBRM-PDUKM-së.

“Erdhën në skenën politike me antishqiptarizëm duke mbajtur një fushatë të tërë që do të heqin balancuesin, të drejtën e përdorimit të gjuhës etj dhe sot po i relizojnë. Faktori politik shqiptar në Qeveri s’bën asgjë përkundrazi legjitimon dhe relativizon gjëmën dhe të keqen e cila na kanaoset ne si popull”, theksoi Sela nga Shkupi.

Sela mbrëmë mbajti në Shkup një takim me qytetarët, takime këto në kuadër të nismës së Frontit Europian për të ndarë me popullin situatën aktuale politike në të cilën ndodhet vendi.

Pritet që këto takime të vazhdojnë dhe nëpër qytete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat