Oda e Mjekëve: Procedura për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe, përfundon në javën e ardhëshme

Maqedonia

Oda e Mjekëve: Procedura për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe, përfundon në javën e ardhëshme

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi publikisht se patjetër të ketë përgjegjësi për rastin tragjik të vdekjes së foshnjës 14 muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, duke potencuar se rekomandimet për masat tashmë janë dërguar në Odën e Mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve janë përgjigjur për televizionin Klan Macedonia se për shkak të disa mungesave të mjekëve, procedura për rastin e vdekjes së foshnjës pritet që të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

Në lidhje me rastin që ju intereson, deri më tani në Odën e Mjekëve janë zhvilluar disa takime me anëtarë të organeve të ndryshme. Duke qenë se një pjesë e mjekëve anëtarë të organeve nuk ndodhen në vend këtë javë, presim që e gjithë procedura të përfundojë gjatë javës së ardhshme”.

Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë më 5 tetor në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, pasi prindërit me ditë të tëra kishin kërkuar ndihmë nga njëra në klinikën tjetër.

Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë konstatoi se në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë bërë lëshime në vlerësimin për nevojën e hospitalizimit, kurse në Spitalin e Kozles ka patur vlerësim joadekuat të vështirësive respiratore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat