Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, ka folur në TV21 për çështjen aktuale të mosmarrëveshjes me Bullgarinë.
Miteva tha se Maqedonia është në këtë gjendje sepse dikush i ka premtuar Brukselit diçka që ishte e pamundur të realizohej.
“Situata në të cilën ndodhemi është pasojë e obligimeve të marra më parë nga dikush që nuk ka mundur t’i përmbushë dhe ka manipuluar qytetarët. Ata morën hapa që bënë problem të madh, thelluan mosmarrëveshjen dhe ne si qeveri nuk duhet t’i anashkalojmë. Do të ishte e pavend si politikanë të mos reagonin ndaj një situate të tillë dhe të kërkoni një rrugëdalje nga kjo”, tha Miteva.
Ajo gjithashtu tha se ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë zgjidhja më e përshtatshme dhe se Qeveria do të shkojë drejt saj.