VLEN, Bexhetit: Do të ketë një pastrim të plotë të keqpërdorimeve të Lotarisë

Maqedonia

VLEN, Bexhetit: Do të ketë një pastrim të plotë të keqpërdorimeve të Lotarisë

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Koalicioni VLEN i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, i cili, gjatë ditës së sotme ka thënë se VLEN, jo vetëm që nuk është mbyllur asnjë kazino apo dislokuar, por se ata janë instaluar në Lotarinë Shtetërore.

Sipas VLEN, ata nuk e paskan ditur se Bexheti, është futur në biznesin e kazinove nga Artani dhe Përparimi.

“Presi i sotëm patetik tregon se: Së pari, Artani dhe Përparimi kanë frikë se do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore dhe për këtë arsye, e kanë lënë Blerimin të akuzojë për një gjoja krim që është bërë kur Ahmeti ishte në koalicion me Gruevskin dhe Mijalkovin. Ata thjeshtë po e plagosin vetën në këmbë. Së dyti, kur Blerimi akuzon për marrëdhënie me kompani serbo-bullgare, në fakt flet për marrëdhëniet e Artanit dhe Përparimit me lojërat e bixhozit të nëntokës serbe dhebullgare, të cilat, sipas interpretimit autentik, i ndërprenë fluksin e parave të zeza që merrnin rregullisht.

Prandaj, ata janë të nervozuar. Së fundi, koalicioni VLEN doli me një plan konkret për përballimin e pasojave të dëmshme nga lojërat e fatit, i cili tashmë është në zbatim. Në sajë të atij plani ne hoqëm lojërat e fatit nga shtëpitë e qytetarëve duke mbyllur katër kompani, të cilave Artani dhe Përparimi u dhanë pa bazë licencat e lojërave të fatit në internet. Do të ketë një pastrim të plotë të keqpërdorimeve të Lotarisë, drejtësi për të gjithë ata që kanë rënë në kundërshtim me ligjin, dhe një ligj i ri i lojërave të fatit që do ta përgjysmojë numrin e kazinove”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat