Taravari: Fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit do të jetë humbja në zgjedhjet lokale

Maqedonia

Taravari: Fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit do të jetë humbja në zgjedhjet lokale

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 22:26
Arben Taravari

Arben Taravari njëri nga liderët e VLEN-it, tha se për momentin nuk është biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se qeveria është stabile.

“Ali Ahmeti dhe BDI kanë humbur zgjedhjet që nga viti 2011 nëse votat e partive opozitare shqiptare merren parasysh së bashku në të gjitha ciklet, por nuk kanë qenë kurrë bashkë, siç kemi bërë ne tani. “Mjeshtëria” e Ali Ahmetit ishte se ai gjithmonë arrinte t’i copëtonte ose t’i pengonte të bashkoheshin si ne në zgjedhjet e kaluara. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme lokale koalicioni VLEN do të fitojë një fitore bindëse dhe se “fatmirë” apo “fatkeqësisht” do të jetë fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit”, thotë Taravari në “ClickPlus”.

Për thirrjet e Ali Ahmetit për zgjedhjet e parakohshme, Taravari tha se lideri i BDI-së këtë e ka politikë ditore dhe më shumë e ka për anëtarësinë e vet.

I pyetur se kryeministri ishte i pari që e hapi temën e zgjedhjeve të parakohshme, Taravari u përgjigj se Hristijan Mickoski këtë e ka bërë për të provokuar opozitën maqedonase e cila për momentin është e dërmuar.

Taravari shtoi se zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të ketë vetëm nëse ka konsenus në mes opozitë dhe pozitës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat