Observatori sizmologjik: Të shfrytëzohen vetëm informatat zyrtare për tërmetet

Maqedonia

Observatori sizmologjik: Të shfrytëzohen vetëm informatat zyrtare për tërmetet

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 10:40
Ilustrim

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup u bëri thirrje mediumeve në kumtimet e veta për tërmete t’i shfrytëzojnë vetëm informatat e tij zyrtare, siç thekson, “ndarjen e të dhënave të pavërteta dhe të gabuara mund të shkaktojë panik të përgjithshëm të popullatës dhe kjo dënohet me ligj”

Observatori u reagon mediumeve me shkrim “për shkak të përhapjes së shpeshtë të informatave të pakontrolluara për tërmetet”.

Në reagim, Observatori sizmologjik përkujton se edhe me ligj ai është institucioni i vetëm dhe i autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pë ta mirëmbajtur rrjetin sizmolojik dhe t’i publikojë të dhënat për dukuritë sizmologjike, përfshirë edhe njoftimin e opinionit për tërmetet e ndjera në vend.

“Për informimin e opinionit me kohë për tërmetet e ndjera, Observatori sizmologjik u dërgon mediumeve njoftim me postë elektronike”, theksojnë nga Observatori dhe shtojnë se mediumet mund ta kontaktojnë institucionin për informata të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat