Vijojnë pagesat nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Maqedonia

Vijojnë pagesat nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 11:13
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor 2024.

“Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 5 nëntor 2024”.

“Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë: më 5 nëntor А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL.

Ndërsa më 6 nëntor М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH”, thonë nga MPPS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat