Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmën të re për Ukrainën

Maqedonia

Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmën të re për Ukrainën

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë të mbyllur po debaton për ndihmën e re nga Maqedonia për Ukrainën, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.

“Ministria e Mbrojtjes monitoron të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë dhe si anëtare e NATO-s është gjithashtu e rëndësishme që të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë dhe të modernizojmë Ushtrinë, për të cilën këtë vit do të ndahen më shumë se 2 për qind e buxhetit.

Duke përmbushur aspiratën tonë shumëvjeçare për anëtarësim në BE, do të përmirësohet edhe siguria kolektive. Qeveria do të vendosë për një pako të re ndihme për Ukrainën sot në një seancë të mbyllur” tha ai.

Misajllovski mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për shënimin e 75 vjetorit të formimit të Aleancës “NATO – 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfidat e sigurisë për Evropën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat