Mexhiti: VLEN nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme, Fronti Europian po përçahet

Maqedonia

Mexhiti: VLEN nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme, Fronti Europian po përçahet

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 21:30
Zv. kryeministri Izet Mexhiti

Zv. kryeministri Izet Mexhiti në lidhje me zhvillimet politike në vend dhe nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale gjatë vitit 2025, theksoi se nuk sheh ndonjë nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta.

Mexhitit për “Sitel” tha se Qeveria ka një Program ambicioz përpara dhe ka marrë mbështetje nga 78 deputetë, të cilët së shpejti mund të bëhen 80.

Mexhiti thekson se VLEN nuk ka frikë nga zgjedhjet, por mendon se këto tema janë pjesë e politikës së përditshme për të mbajtur vëmendjen e anëtarësisë së BDI-së, e cila po i largohet çdo ditë.

“Ngadalë por me siguri, Fronti Evropian po fillon të përçahet. Disa majtas, të tjerë djathtas. Aktivitetet po i kryejnë individualisht. BDI në një anë, PDSH diku, Aleanca në anën tjetër. Edhe në konferenca për shtyp janë të ndarë dhe kur dalin para publikut nuk dinë si ta paraqesin veten, si Front Evropian apo si parti politike”, tha Mexhiti.

Mexhiti, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se Qeveria është e qëndrueshme dhe ka 78 deputetë, me tendencë për të arritur deri në 80.

“Qeveria ka një shumicë prej 2/3. Kemi një program të Qeverisë përpara nesh. Jemi të përkushtuar në atë që ishte fokusi i Qeverisë. Nuk shoh asnjë kuptim. Zgjedhjet janë larg, madje edhe zgjedhjet lokale janë larg për ne që të hapim tani temën e zgjedhjeve”, tha Mexhiti.

Mexhitit, shtoi se, tema të tilla janë në interes të BDI-së për të mbajtur vëmendjen e anëtarësisë së tyre, në mënyrë që ata të mos largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat