Dortmund: Ish-bashkëshorti nga Maqedonia theri për vdekjen ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve – flasin nga Policia gjermane

Maqedonia

Dortmund: Ish-bashkëshorti nga Maqedonia theri për vdekjen ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve – flasin nga Policia gjermane

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 23:33 Përditësuar në ora: 23:31 më 06.11.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Dortmund: Ish-bashkëshorti nga Maqedonia theri për vdekjen ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur të hënën (4 nëntor) në Dortmund, Gjermani.

Siç raportojnë mediat atje, një grua është therur për vdekje në apartamentin e saj nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeç me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa viktima është gjetur te shkallët e ndërtesës.

Media gjermane RTL raporton se ajo ka vdekur pak kohë më pas.

“30-vjeçarja nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në spital”, tha një zëdhënës i policisë të martën.

Sipas informacioneve nga prokuroria publike, fëmijët (3, 4 dhe 6 vjeç) të 30-vjeçares kishin lajmëruar fqinjët. Ata kishin thirrur për ndihmë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Dortmund, e cila, siç raportohet përmes një njoftimi për media ka thënë se “sipas gjetjeve fillestare, ish-bashkëshorti e ka vrarë gruan në prani të tre fëmijëve të tij”.

RTL ndërkaq raportoi se kur u gjet gruaja te shkallët, thika ishte ende në trupin e saj.

Mësohet se ish-bashkëshorti e ka vizituar gruan në banesën e saj të hënën (4 nëntor) rreth orës 18:10 dhe e ka goditur me thikë. Menjëherë pas krimit, ai është arrestuar rrugës për në Wurzburg.

RTL-it, prokuroria i ka konfirmuar se çifti kanë jetuar të ndarë.

Policia ndërkaq njoftoi se i dyshuari është kapur gjatë natës gjatë një operacioni në autostradën në Franconia.

“Me urdhër të zyrës së prokurorit të Dortmundit, gjykata e Qarkut të Erlangen lëshoi urdhër arrest të martën. Aktualisht i dyshuari është në ndalim në qendrën korrektuese të Nurembergut. Ai do të transferohet në Dortmund në një datë të mëvonshme”, njoftoi Policia. 

Policia gjermane: I dyshuari për vrasjen e gruas në Dortmund tentoi të ikte për në Maqedoni

Në orët e pasdites së djeshme, në Dortmund ka ndodhur një rast tragjik.

Policia ka konfirmuar se një grua është therur për vdekje, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë rast është ish-bashkëshorti i saj.

Madje policia tha se dyshohet që vepra të jetë kryer në sy të tre fëmijëve të tyre.

I dyshuari është arrestuar gjatë natës në një operacion policor në autostradën në Franconia.

Mediat në Gjermani raportuan se i dyshuari është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

E për klanin, Policia në Dortmund ka konfirmuar se i dyshuari ka tentuar të ikë për në Maqedoninë Veriore.

“Mund të konfirmojmë se i dyshuari ka tentuar të ikë në Maqedoninë Veriore. Kjo është arsyeja pse ne e kemi kërkuar në autostradë në Gjermaninë jugore”, ka thënë Policia gjermane.

RTL ndërkaq raportoi se viktima ishte gjetur me thikë në trup në shkallët e ndërtesës.

E njëjta ka vdekur në spital, duke mos arritur t’iu mbijetojë plagëve, edhe përkundër ndërhyrjes së ekipit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat