Goditi për vdekje një këmbësore në Shkup, Prokuroria: Shoferi ka qenë i droguar

Maqedonia

Goditi për vdekje një këmbësore në Shkup, Prokuroria: Shoferi ka qenë i droguar

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer “krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, por edhe vepër penale “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku”.

Më 2 nëntor, i dyshuari, 46-vjeçar nga Shkupi, nën ndikimin e drogave dehëse drejtonte veturën Honda.

Në fshatin Marino, ai ka vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, saqë kur është afruar në një kryqëzim të dy rrugëve, nuk ka vërejtur se në rrugë ka pasur një grua-këmbësore. Në pamundësi për të ndaluar në kohë, ai ka goditur me makinë trupin e gruas, e cila ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë. I dyshuari pas aksidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ka tentuar të mbulojë krimin e kryer”.

“Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat