Këshilli Gjyqësor në Maqedoni nis procedurë ndaj gjykatësit Pajazit Pajazitit

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor në Maqedoni nis procedurë ndaj gjykatësit Pajazit Pajazitit

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 12:22
Këshilli Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor në seancë e të mërkurës pas një debati të gjerë dhe polemikave me qëndrime pro dhe kundër procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit Pajazit Pajaziti, vendosi që të nisë procedurën e cila paraprakisht ishte rrëzuar në mungesë të dëshmive. Procedura e anëtarit Aleksandar Kambovski i referohet veprimeve të Pajazitit në vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit të Kosovës, ish ushtar i UÇK-së, Blerim Ramadani, njofton “Alsat”.

Komisioni mbetet i njëjtë, që nënkupton në seancën e djeshme nuk ka pasur short për anëtarë të ri. Ai përbehet nga gjykatësit Lloreta Georgieva, Pavlina Cervenkovska dhe Mirsad Surroi.

Tani komisioni duhet të caktojë datë për shqyrtim kryesor dhe pas saj do të përgatisë raport për konstatimin e gjendjes faktike. I njëjti raport i dorëzohet këshillit në seancë për shqyrtim të tij. Kjo paraqet edhe fazën përfundimtare ku këshilli mund të vendos për ndërprerjen e procedurës, shkarkimin e gjykatësit, ekzekutimin e vërejtjes ndaj tij apo gjobitjen e të njëjtit.

Nuk dihet nëse ky vendim do të merret deri në mesin e muajit dhjetor ose jo, por ajo që dihet është se dy anëtarëve të komisionit Lloreta Georgievav dhe Mirsad Surroi më 18 dhjetor u përfundon mandati si anëtarë të Këshilli Gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat