MPB: Gjenden dy fëmijë, kthehen te prindërit e tyre

Maqedonia

MPB: Gjenden dy fëmijë, kthehen te prindërit e tyre

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Dy fëmijë të humbur sot në Shkup janë gjetur dhe u janë kthyer prindërve të tyre, njofton MPB.

“Sot në ora 11:50 në rrugën “Stefan Cvetkoviq” në Shkup, në afërsi të Bankës Popullore, nga një qytetar është gjetur një fëmijë mashkull katër vjeçar, i cili ka qenë në skuter dhe i cili nuk fliste.

Rreth orës 14:30, në Komisariatin e Çairit, fëmija u raportua i zhdukur dhe pak më pas iu dorëzua prindërve në Komisariatin e Policisë Qendër”.

“Ndërsa gjithashtu sot në Bit Pazar qytetarët kanë gjetur një vajzë pesëvjeçare, e cila është dërguar në kopshtin “Fidani”, nga ku është marrë nga nëna e saj”, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat