Reagon Petrovska për kallëzimin penal ndaj saj

Maqedonia

Reagon Petrovska për kallëzimin penal ndaj saj

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 18:00
Sllavjanka Petrovska

“Unë qëndroj pas vendimeve që kam marrë dhe nuk ka asnjë veprim të kundërligjshëm. Kam negociuar me të gjitha sindikatat dhe arritëm të biem dakord për një marrëveshje të re kolektive. Prapavija e këtij kallëzimi penal është fitimprurës dhe nuk zgjidh problemet me të cilat përballet Sindikata e Ushtarëve të cilat janë të natyrës materiale personale”.

Kështu ka reaguar ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, pasi Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë (SPUP) ka bërë kallëzim penal kundër saj, për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke penguar lëvizjen sindikaliste dhe punën e saj për përmirësim të të drejtave të pjesëtarëve të ushtrisë.

“Edhe si ministre, por edhe tani kam qenë dhe jam e brengosur për reputacionin e Ushtrisë dhe për ato arsye nuk do të jap detaje, duke pasur parasysh se Naskovski është një nga anëtarët e saj, por meqenëse e di prapavijën, dhe ajo është larg ligjeve, do të paraqes padi civile për shpifje dhe cenim të nderit dhe reputacionit tim”, thotë Petrovska në një prononcim për “Fokus”.

Ndryshe, SPUP konsideron se në periudhën prej 1 dhjetor 2023 deri më 28 maj 2024, Petrovska ka ndërprerë funksionimin e Sindikatës në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, ka ndërprerë pagesën e anëtarësimit në kundërshtim me Marrëveshjen Kolektive të Ministrsë së Mbrojtjes dhe ngriu anëtarësimin, me të cilin, siç thonë nga aty, penguan lëvizjen sindikaliste të Sindikatës.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Sindikatës, Aleksandar Naskovski, theksoi se do të protestojnë para Qeverisë nëse, siç thotë ai, bllokimi dhe krimi ndaj Sindikatës nuk ndalet në një kohë sa më të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat