Osmani: Administrata e Trump mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Osmani: Administrata e Trump mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 11:39
Bujari Osmani

Nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe SHBA-të përfshihen drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në garantimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, në vend mund të krijohet një atmosferë më e relaksuar për hyrjen në pjesën më administrative të anëtarësimit në BE, tha ish-ministri i Jashtëm, Bujari Osmani për rrugën e bllokuar evropiane të vendit dhe nevojën e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për përmbushjen e Kornizës negociuese me BE-në.

“Mendoj se në këtë fazë mjafton që Amerika të jetë garantuese e dilemave këtu – nëse kjo (ndryshimet kushtetuese) është kërkesa e fundit apo jo”. Ashtu siç bëri Bundestagu gjerman, për shembull, në lidhje me çështjet e identitetit”, tha Osmani në emisionin “360 stepeni”.

Osmani konfirmon se përveç kryeministrit, Hristijan Mickoski, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump, si dhe një nga zyrtarët e rëndësishëm të administratës së re amerikane për politikë të jashtme, Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat