BDI: Asnjë reagim nga VLEN për vdekjet e përditshme të foshnjave

Maqedonia

BDI: Asnjë reagim nga VLEN për vdekjet e përditshme të foshnjave

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

BDI sot përmes një kumtese ka kërkuar përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i klinikës pediatrike për vdekjet e përditshme të foshnjeve në spitalet që drejtohet nga kuadrot e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit.

“Spitalet u shëndëruan në ferr për pacientët ku po vdesin foshnje çdo ditë, ndërsa Taravari shëtit botën dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi.

VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, reagojnë vetëm kur ju cënohet kumbaria me bosin e bixhozit në vend, përkrahësin e tyre më të madh.

Gjithmonë kur Taravari është ministër i shëndetësisë, vdekja e pacientëve bëhet përditshmëri”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga atje shtojnë se më herët OBRM-PDUKM e quante Arben Taravarin Ministër të vdekjes dhe personin më të korruptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat