Antikorrupsioni inicion procedurë kundër ish-ministres Bisera Kostadinovska Stojçevska

Maqedonia

Antikorrupsioni inicion procedurë kundër ish-ministres Bisera Kostadinovska Stojçevska

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 14:16
Bisera Kostadinovska Stojçevska

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka marrë vendim për inicimin e procedurës tek organet kompetente për shfrytëzimin e mjeteve buxhetore për qëllime private nga ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Komisioni konfirmoi se ish-ministrja shpenzoi paratë publike në mënyrë të paligjshme.

Gjatë një udhëtimi zyrtar në Londër vitin e kaluar, ajo shpenzoi mjete nga buxheti i Ministrisë së Kulturës që nuk ishin shpenzime në interes të udhëtimit por për qëllime private.

Në seancën e sotme nuk është bërë e ditur se për çfarë i ka shpenzuar paratë Kostadinovska Stojçevska, por më herët OBRM-PDUKM ka pohuar se me kartelën zyrtare ka blerë një valixhe, çorape, lodra.

KSHPK njoftoi se provat e mbledhura do t’ua dërgojë organeve kompetente hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat