Durmishi: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Maqedonia

Durmishi: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 15:43
Foto nga takimi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim me ambasadorin e ri të BE-së në shtet, Mihalis Rokas. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, ministri Durmishi i dëshiroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm ambasadorit të BE-së Rokas.

“Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i reformave ekonomike janë një nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës”, theksoi Durmishi duke shtuar se si ministër do të angazhohet plotësisht në zbatimin e kompetencave në fushën e Agjendës reformuese.

“Qëllimi kryesor i Agjendës reformuese është të forcojë zbatimin e reformave duke përshpejtuar harmonizimin e sektorit tonë publik me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e sektorit publik të Bashkimit, duke siguruar menaxhimin transparent të tij, zhvillimin e një ekonomie konkurruese dhe të gjelbër dhe mbështetjen e procesit të aderimit”.

“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan se këto takime janë thelbësore për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe për të nxitur reformat që na ndihmojnë të përmbushim standardet dhe pritshmëritë e BE-së. Ministri gjatë takimit theksoi se BE-ja është partneri ynë i rëndësishëm dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për vendin dhe shfaqi shpresën se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë – integrimin e plotë në BE”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat