Dimitrieska-Koçoska: Jemi të përkushtuar në reformat dhe investimet që do të na afrojnë me BE-në

Maqedonia

Dimitrieska-Koçoska: Jemi të përkushtuar në reformat dhe investimet që do të na afrojnë me BE-në

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 21:39
Dimitrieska-Koçoska: Jemi të përkushtuar në reformat dhe investimet që do të na afrojnë me BE-në

Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në zbatimin e reformave që janë pjesë e Agjendës së Reformës dhe që paraqesin një udhërrëfyes real për një afrim më të shpejtë drejt BE-së dhe për ngritjen e standardit të qytetarëve, tha sot në Bruksel ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë takimeve me përfaqësues nga Drejtoria e përgjithshme për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimin e Komisionit Evropian (DG NEAR).

Ajo që është kyçe dhe të cilës Qeveria i kushton rëndësi është zbatimi i reformave për të arritur rritje të përshpejtuar ekonomike. Përveç agjendës reformuese, e cila është përcaktuar së bashku me KE-në, kemi shumë aktivitete të parapara në Programin e punës 2024-2028, të cilat do të sjellin ndryshime për një të nesërme më të mirë”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi se një nga dokumentet më të rëndësishme që pasqyron politikat që do të krijohen – Buxheti për vitin 2025, është përgatitur dhe dorëzuar në procedurë parlamentare.

“Ajo për të cilën do të jemi të përkushtuar ndër të tjera është realizimi i investimeve sepse ato sjellin rritje ekonomike, por sigurisht që prioritet është edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, theksoi ministrja e Financave.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se ka shumë punë përpara në realizimin e reformave dhe u falënderua për mbështetjen që vendi e merr nga BE-ja. Në bisedat e takimeve u theksua se përparimi në zbatimin e reformave, si dhe forcimi i kapaciteteve të administratës, do të hapin mundësi për qasje më të madhe në mjetet nga fondet e BE-së dhe për investime në rritje.

Dimitrieska-Koçoska, dje në Bruksel, mori pjesë në konferencën “Vota, zgjedhje dhe lidership: Një pikë kthese për Evropën” organizuar nga tink-tenku “Miqtë e Evropës”, ku ishte një nga folësit në panelin e titulluar “Zgjerimi i Evropës: Me çfarë çmimi dhe me çfarë strukture?”, ndërsa para kësaj ka pasur takim edhe me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane (EPP).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat