Privohet nga liria shtetasi turk në RMV, po transportonte emigrantë ilegal

Maqedonia

Privohet nga liria shtetasi turk në RMV, po transportonte emigrantë ilegal

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:50 është arrestuar 20-vjeçari F.R. nga Turqia.

Nga MPB thonë se i njëjti po transportonte ilegalisht emigrantë në rrugën Stojkovë-Bogorodicë.

“Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, janë gjetur nëntë emigrantë, shtatë prej tyre nga Iraku dhe dy nga Siria”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat