Opozitarja LSDM thonë se masa qeveritare për çmimet e shportës vjeshtore nuk kanë pasur efekt, pasi shumë produkte janë shtrenjtuar në vend që të lirohen.
Sipas tyre, buka e bardhë edhe mëtej shitet për 33 denarë, pastat janë ulur për 1 denarë kurse çmimi I vajit nga 78 është rritur në 87 denarë. Situatë e njëjtë është edhe me prodhimet e qumështit.
“Krahasuar me tetorin e 2023 dhe tetorin 2024, harxhimet jetësore janë rritur për 3.5% derisa pagat janë ulur për 1.000 denarë. Është e qartë si kristali se Qeveria u vonua dhe zbatoi masa që u treguan si jo mirë të menduar, të gabuara dhe joefikase. Përveç që përfituan tregtarët, qytetarët as që e ndjejë se ka masa për uljen e çmimeve e as për ndonjë shportë”, tha Trençevska.
Socialdemokratët reagojnë edhe ndaj paralajmërimeve të Kryeministrit Mickoski për shportën e re konsumatore të Vitit të Ri, që sipas tyre do t`i ulë çmimet për 0.1%.
Thonë se Propozimligji i propozuar nga LSDM-ja për heqjen e TVSH-së për ushqimin paraqet zgjidhje të vërtetë dhe të qëndrueshme që duhet të pranohet e jo të injorohet nga Qeveria.
“Me heqjen e TVSH-së për ushqimin të produkteve themelore, menjëherë do të lirohen 250 kategori prodhimesh. Kursimi real i qytetarëve do të jetë deri në 2.000 denarë që do të thotë më shumë para në buxhetin e tyre familjar. Në mënyrë plotësuese, kjo nuk do të ngarkojë aspak kompanitë dhe tregtarët dhe nuk mund ta mashtrojnë”, tha Trençevska, LSDM.
Tashmë janë definuar produktet që do të përfshihen me shportën konsumatore të Vitit të Ri, deklaroi dje Kryeministri Mickoski.
Sipas tij, tashmë janë definuar edhe çmimet, duke u shprehur i bindur se shporta konsumatore e vjeshtës ka dhënë rezultate, sipas tij, ku qytetarët kanë ndjerë efektet që janë konfirmuar edhe nga shifrat.