Zjarri i madh që ka rënë dje pasdite në malin e Bellasicës në terren të vështirë të qasshëm, pak mbi fshatin Smolare, është lokalizuar dhe është nën kontroll, njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve në Strumicë.
Sipas komandantit Aleksandar Gudev, në një sipërfaqe më të madhe është prekur një mal me kërcell të lartë dhe në shuarjen e zjarrit përveç zjarrfikësve kanë marrë pjesë edhe ekipe të “Pyjeve të Maqedonisë”.
“Zjarri është lokalizuar dhe vënë nën kontroll dhe gjatë ditës së sotme do të punohet për likuidimin e plotë të tij”, tha Gudev.
Sipas tij, për momentin po digjet masë gjethore dhe gjatë natës së kaluar ekipi i zjarrfikësve të Strumicës në përbërje të shtatë zjarrfikësve dhe dy vetura kundërzjarrit e kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e tij.