Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës Maqedonia e Veriut (RKE) miratoi vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 1.10% në raport me vendimin e datës 08.11.2024.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nuk ndryshon.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS rritet për 0,859 den/kg dhe tani do të arrijë në 43,844 den/kg.
Nga data 12.11.2024 ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 76.00 (dena/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 78.00 (dena/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 70,50 (denarë/litër)
Naftë ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69.50 (denarë/litër)
Karburanti M-1 NS do të shitet për 43,844 (denarë/kilogram).