Misajllovski: Jemi të përkushtuar në përforcimin e kapaciteteve të Ushtrisë

Maqedonia

Misajllovski: Jemi të përkushtuar në përforcimin e kapaciteteve të Ushtrisë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 16:28
Vllado Misajllovski

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në një tribunë kushtuar funksionalitetit të sistemit mbrojtës, i konfirmoi tre qëllimet kryesore për mbrojtjen – intensifikimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe modernizimin e Ushtrisë, respektimin e plotë të obligimeve të Ministrisë ndaj të punësuarve dhe pjesëtarëve të Armatës dhe buxhetimin stabil të mbrojtjes, si bazë për zhvillim, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes

“Procesi i modernizimit po zhvillohet në pajtim me të gjitha planet. Po realizojmë me të vërtetë projekte të rëndësishme, me të cilat pajisja e re bashkëkohore, e sofistikuar në pajtim me standardet më të larta të NATO-s, bëhet edhe realiteti i ri”, tha Misajllovski.

Ai i ka përmendur projektet për modernizim, si furnizimi me autoblinda të lehta JLTV dhe Stryker, sistemi për mbrojtje kundërajrore Mistral 3, pajisja artilerike, mirëmbajtja e flotës ekzistuese të helikopterëve dhe furnizimi me helikopterë të rinj për Ushtrisë.

Ministri u përqendrua edhe te të punësuarit në Ushtrisë dhe mbrojtje, për të cilët tha se janë profesionistë, të cilët i udhëheqin proceset më serioze në shtet, e në të njëjtën kohë ata janë të parët të cilët dalin në terren në përkrahje të çdo qytetari në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat