OBRM-PDUKM: Qeveria LSDM dhe BDI nuk bëri asgjë për ndotjen e ajrit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria LSDM dhe BDI nuk bëri asgjë për ndotjen e ajrit

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Nga OBRM-PDUKM thonë se BDI-ja e “gjelbër” dhe LSDM mbetëm vetëm me fjalë boshe për ajrin e ndotur, kurse Qeveria jonë filloi me ndarjen e inventerëve dhe gazifikimin.

“Qeveria LSDM dhe BDI nuk bëri asgjë për ndotjen e ajrit. Vet Zoran Zaevi vazhdimisht deklaronte dhe premtonte ajër të pastër. Jani Makraduli nga LSDM në fund të vitit 2017 si zv. ministër i ministrisë përkatëse protestonte për ajër më të pastër. Ose jani protestonte kundër Janit”, thonë nga LSDM.

Lexo po ashtuLSDM: Shkupi është qyteti më i ndotur dhe qeveria e OBRM-PDUKM-së nuk bën asgjë për ajrin e ndotur

Nga kjo parti theksojnë se po ashtu BDI si parti e gjelbër dhe se në kohën e Qeverisë LSDM dhe BDI stacionet që bënin matjen e ndotjes së ajrit vazhdimisht nuk punonin.

“LSDM në 7 vitet e fundit harxhuan miliona nga buxheti për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe asgjë. Problemi me ndotjen e ajrit është i madh dhe duhet strategji e cila do të jep rezultate. OBRM-PDUKM ka zgjidhje sistematike për cilësi tv ajrit dhe uljen e ndotjes së ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat