Maleski: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht

Maqedonia

Maleski: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 20:18
Denko Maleski

Deklarata ditë më parë e eurokomesares së re për Zgjerim, sllovenes Marta Kos, nuk dallon aspak nga qëndrimet e atij që nga i cili e trashëgoi postin, se Maqedonia e Veriut nuk mund të kalon në shteg tjetër përveç në rrugën e vetme që pengohet nga ndryshimet kushtetuese, thotë ish-ministri, Denko Maleski. Sipas tij, përpjekja për ndryshimin e kornizës negociuese është thuaja e pamundur, ndërkaq fakti i zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA-së, Donald Tramp nuk i le shumë hapësirë Bashkimit Evropian të merret me Maqedoninë e Veriut, ngase Unioni, siç thotë për RTVM2 Malevski, do të përqendrohet në raporte te reja mes Amerikës dhe kontinentit evropian.

“Deklarata e eurokomesares së re për zgjerim, Marta Kos është identike me deklaratat që i japin edhe funksionarët e tjerë të BE-së muajve të fundit për pushtetin tone, të cilat tani mundohet të realizojnë atë që ua kanë premtuar votuesve të tyre, e që është se do të nxjerrin ndonjë lloj ndryshimi në kornizën negociuese, që do të ishte vërtetim se ja kanë qenë në të drejtë se mundet edhe më mirë… Ky qëndrim mendoj se nuk do të ndryshojë. Në planin ndërkombëtar po ndodhë diçka shumë dramatike. Donald Trampi vjen në Shtëpinë e Bardhë, i cili do t’i ridefinon raportet me Evropën dhe BE-në dhe mendoj se është shumë e vështirë të pritet që BE-ja të ketë kohë që t’i kushtohet çështjes së raporteve bullgaro-maqedonase dhe të mundohet të gjejë një konsensus të ri”, shprehet Denko Maleski, ish-ministër i Jashtëm i Maqedonisë. Malevski fton politikanët vendor që të bëhen më vigjilent dhe ta kuptojnë skenë gjeostrategjike ndërkombëtare.

“Partitë duhet të jenë të vetëdijshëm për faktet… Të kuptojnë se kjo është rruga për përparim të shpejtë në BE dhe ta fillojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese. A do të ndodhë kjo, sërish varet nga vullneti i tyre politik. T’i vihen angazhimit për përmbushjen e kushtit të dalë nga propozimi francez”, tha Maleski për RTVM2.

Ndërkohë, politikanë vendor shprehen optimist për përafrimin e vendit me BE-në në periudhën që vjen, por nuk qartësohen nëse deri në fund të vitit së paku do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese, pengesë që e mban vendin në të njëjtin pozicion nga vera e vitit 2022, atëherë kur u mbajt Konferenca e parë ndërqeveritare mes vendit dhe BE-së, ndërkaq konferenca e dytë kushtëzohet me përfshirjen e bullgarëve në aktin më të lartë juridik të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat