Çfarë ajri thithim dhe sa i ndotur është – i jep përgjigje “Hulumtimi për cilësinë e ajrit në shkollat publike dhe kopshtet e bëra në pesë komunat e Gostivarit, Strugës, Kumanovës, Strumicës dhe Kavadarit”, zbatuar nga UNDP dhe me mbështetje financiare nga Suedia. Mesatarisht Maqedonia e Veriut i tejkalon thuajse dy herë rekomandimet e Organizatës Botërore të SHëndetësisë (OBSH). Që do të thotë se në përgjithësi, thithim ajër të ndotur, si brenda ashtu edhe jashtë. Ndërkohë ajri i brendshëm ndoshta është problem më i madh, veçanërisht në periudhën e dimrit, kur qëndrohet brenda më shumë se jashtë. Gjatë prezantimit të rezultateve profesori nga Universiteti i Shtipit Dejan Mirakovski, tha se në një periudhë gati njëvjeçare, sipas metodologjisë së rekomanduar nga OBSH, kanë arritur të analizojnë cilësinë e ajrit në ambientet ku qëndrojnë fëmijët dhe nxënësit.
I pyetur se në cilën nga pesë komunat e përfshira nga projekti ndotja ishte më e madhe në shkolla dhe kopshte, ai u përgjigj se gjetjet ishin të ngjashme në të pesta.
“Nuk ka dallim mes sezonit të ftohtë dhe të ngrohtë, ashtu si ajri i ambientit dhe vlerat janë të ngjashme, duke filluar nga 42 ose 43 deri diku rreth 80 mikrogramë për metër kub, përqendrimet mesatare dhe PM 2.5. Maksimumi është 25 për tetë orë ajër të brendshëm, vlerat e ambientit dhe të brendshëm janë të ndryshme”, shtoi Mirakovski. Ai ka shtuar se ndryshe nga problemi i ajrit të ndotur jashtë, ka shumë zgjidhje për ajrin e brendshëm – nga sistemet moderne të ventilimit deri te sistemet e thjeshta të pavarura të filtrimit të ajrit që mund të zvogëlojnë 80-90 për qind të përqendrimeve të ajrit.
Sipas ambasadores suedeze Ami Larsson Jain dhe përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së Armen Grigorjan, gjetjet e sondazhit do të ndihmojnë pesë komunat në trajtimin e problemit. Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, cilësia e ajrit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos në shkolla, sepse ndikon në zhvillimin psikofizik të nxënësve. “Shteti duhet të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës në të gjithë mjedisin, por sigurisht edhe intensivisht në shkolla”, ka thënë Janevska. Për zëvendësministrin për politikë sociale, demografi dhe rini, Gjoko Velkovski, ky është një problem alarmant, për të cilin dëshmon edhe shifrat e larta të shtrimeve në spitale.
“Duhet të bëjmë një plan konkret dhe të fillojmë luftën kundër ajrit të ndotur dhe si ta zvogëlojmë atë ndikim, para së gjithash tek më të rinjtë tanë”, tha Velkovski. MPSDR ofron bllok subvencione për çerdhet në nivel lokal dhe me ato mjete mund të blejnë pastrues ajri. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në lidhje me trajtimin e ndotjes në vend, ka treguar se Qeveria ka miratuar një projekt të Ministrisë, i cili duhet të funksionojë deri në fund të vitit të ardhshëm.