Dimitrieska-Koçeska: Një bankë është e gatshme të subvencionojë një pjesë të interesit nga kredia e Hungarisë

Maqedonia

Dimitrieska-Koçeska: Një bankë është e gatshme të subvencionojë një pjesë të interesit nga kredia e Hungarisë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 21:52
Gordana Dimitrievska

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska në intervistën e saj për “360 grade” theksoi se një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë e firmave nga huaja nga Hungaria.

“Në takimet që kanë pasur, bankat në përgjithësi janë deklaruar kundër kësaj ideja, por një bankë, në takim të veçantë me kryeministrin është pajtuar me nismën e Qeverisë për mbulimin e borxhit të një pjesë të shpenzimeve”, u shpreh ministrja.

Ajo nuk zbuloi se për cilën bankë bëhet fjalë, por se është një nga tre bankat më të mëdhja në vend, kurse detaje do të jep ditën e diel.

Sipas saj, interesi i kredisë është 3.25% dhe aq do të mbesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat