LSDM: Ku janë miliardat euro të Mickoskit për të luftuar ndotjen e ajrit?

Maqedonia

LSDM: Ku janë miliardat euro të Mickoskit për të luftuar ndotjen e ajrit?

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Shkupi vazhdon të jetë ndër qytetet më të ndotura në botë, qytetarët thithin ajër të ndotur edhe në qytetet e gjata. Edhe pse OBRM-PDUKM premtoi luftë aktive kundër ndotjes së ajrit, qytetarët shohin se as kryetarët e komunave të kësaj partie dhe as pushteti qendror nuk po marrin asgjë, thonë nga LSDM.

“Në opozitë Hristijan Mickoski premtoi 1 miliard euro investime për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndotjes deri në 50%.

Erdhi në pushtet, u ul në karrige, ndërsa Mickoski nuk bën asgjë, as investime e as masa kundër ndotjes”, thonë nga LSDM.

OBRM-PDUKM erdhi në pushtet dhe asgjë nuk po bëhet. Nuk ka autobusë të rinj, nuk ka transport ekologjik, nuk ka sipërfaqe të reja të gjelbëruara, parqe, pemë të mbjella.

“Deponitë nuk pastrohen, mbeturina ka në çdo hap, nuk shohim asnjë projekt mjedisor apo masa për uljen e ndotjes.

Edhe projektet afatgjata për transport publik miqësor ndaj mjedisit, siç është projekti BTR me fonde plotësisht të siguruara, janë ndërprerë nga OBRM-PDUKM”, akuzojnë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat