Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi nga fshati Greshnicë i Kërçovës, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese.
“Në lokalet në pronësi të një personi tjetër dhe të shfrytëzuar nga i dyshuari, policia ka kryer kontroll dhe ka gjetur një sasi të madhe armësh, pjesë dhe pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe municionit, tre pushkë automatike, fishekë të kalibrit 188 për një automatik, një pushkë gjuetie dhe 10 gëzhoja gjuetie, si dhe një pushkë me dy tyta”, informojnë nga Prokuroria e Kërçovës.
Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Kjo për shkak të mundësisë së arratisjes, përsëritjes së veprës penale apo mundësisë që i dyshuari të ndikojë mbi dëshmitarët në procedurë.