Presidentja Siljanovska Davkova ka tërhequr shtatë ambasadorë

Maqedonia

Presidentja Siljanovska Davkova ka tërhequr shtatë ambasadorë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 14:59
Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekret për tërheqjen e shtatë ambasadorëve.

Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata.

Në mesin e të tërhequrve është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO, Dane Taleski, i cili, sipas vendimit, do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025. Për pjesën tjetër mandati përfundon më 30 nëntor të këtij viti.

Është tërhequr ambasadori në Shqipëri, Danço Markovski, pastaj Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e misionit të përhershëm të Maqedonisë pranë Organizatës së OKB-së në Gjenevë.

Dekrete për tërheqje kanë edhe edhe për ambasadoren në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Maria Efremova, pastaj Faton Beita nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari, i cili është ambasador në Katar me qendër në Doha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat