Aktivizohet përsëri zjarri në malin e Bellasicës

Maqedonia

Aktivizohet përsëri zjarri në malin e Bellasicës

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 09:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarrfikësit e Strumicës njoftojnë se mbrëmë zjarri ka rënë sërish në malin Bellasicë afër fshatit Smolari dhe intensivisht është afruar te kisha e Shën Pjetrit dhe Palit.

Menjëherë pas thirrjeve të para nga banorët e fshatit Smolari, zjarrfikësit e Strumicës kanë dërguar një ekip të zjarrfikësve-shpëtimit.

Të cilët edhe përkundër terrenit të vështirë aksesues kanë arritur të arrijnë në vijën e parë të zjarrit dhe të pengojnë lëvizjen e tij në atë drejtim.

“Përhapja e këtij zjarri, pavarësisht nga temperaturat e ulëta, është e paparashikueshme për shkak të specifikës së konfigurimit të terrenit dhe sasisë së madhe të lëndës djegëse në tokë (një shtresë e lartë e masës gjethore që kontribuon në zhvillimin e temperaturave mjaft të larta dhe zjarri zhvillohet nga toka deri te majat e pemëve dhe si i tillë po merr vrull”, thonë nga Shërbimi Zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat