OBRM-PDUKM janë të vetëdijshme se kanë bërë krim dhe kanë emëruar drejtor të ASK-së në mënyrë të kundërligjshme dhe për këtë janë sjellë edhe gjatë ditës së djeshme, domethonë nëse nuk kishin çfarë të fshihnin, Komisioni Mbikëqyrës në Kuvend mund të mbante mbledhjen dhe drejtori ka mundur t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në seancën e djeshme të pezulluar të komisionit për emërimin e Bojan Hristovskit.
Lideri i LSDM-së i tha kryeministrit Hristijan Mickoski se si parti nuk do të lejojnë “të vendoset sistemi “Alo naçalnice” në strukturat e sigurisë dhe policisë.
Filipçe pret që PTHP-ja ta zbardhë rastin dhe në të njëjtën kohë pyeti: “Në çfarë procedure, në çfarë mënyre dhe me çfarë dokumentesh është përzgjedhur Bojan Hristovski për asistent në Fakultetin e Sigurisë”.
Lidhur me incidentin me deputetin Dragan Kovacki dhe gazetaren e “SDK-së”, Sonja Delevska, Filipçe në një konferencë për media u ka dhënë mbështetje gazetarëve për të luftuar për të drejtat dhe lirinë e tyre dhe ka thënë se “ata mund të llogarisin në mbështetjen e tyre në çdo kohë”.
Sipas tij, OBRM-PDUKM po prezanton “ndoshta një sistem diskret, dhe në periudhën e ardhshme, një sistem shumë më aktiv të eliminimit të lirisë së shprehjes së gazetarëve, sipas përvojës së qeverisjes së kaluar deri në vitin 2016”.