Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, deklaroi se pushteti qendror dhe ai lokal do t’i shënojnë në mënyrë dinjitoze festat e nëntorit, të cilat do të kulmojnë shënimin e Ditës së Alfabetit.
“Pra, ashtu siç u shënua Marrëveshja e Ohrit, me mbledhje solemne dhe aktivitete tjera, tash në bashkëpunim dhe me komunat, edhe me ITSHKSH, me Muzeun e Alfabetit dhe institucionet kulturore është bërë një program i larmishëm që në mënyrë dinjitoze, modeste, mirëpo gjithpërfshirëse për të shënuar festat e nëntorit, theksi do të jetë mbi festën e alfabetit që është një vlerë mbarëkombëtare”, u shpreh Mexhiti.
Ai shtoi se ditëve në vijim do të shpaloset edhe programi i aktiviteteve që do të jenë në Shkup, Manastir dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, duke filluar nga pushteti qendror dhe deri te pushteti local.
Kujtojmë se 22 nëntori është edhe festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për të shënuar Ditën e Alfabetit Shqip.