Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person është lënduar nga gjuajtja e një mjeti shpërthyes në lagjen “Keramidnica” në Shkup.
“Sot (14.11.2024) në orën 09:20 në një oborr në lagjen “Keramidnica” në Shkup është hedhur mjet shpërthyes.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur R.T., i cili u dërgua në SQS “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien të ndihmës.
Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.