Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë dje në afërsi të f. Bogorodicë, e kanë arrestuar U.H. (61) nga Kosova, kumtoi MPB.
“Gjatë kontrollit në automjetin “fiat doblo” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur 10 migrantë nga Siria. Migrantët dhe automjeti janë transferuar në Qendrën e pranimit “Vinojug” për procedurë të mëtejshme”.
“U.H. është mbajtur në Stacionin policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.