Lëndohet një 38-vjeçare në një aksident në Gostivar

Maqedonia

Lëndohet një 38-vjeçare në një aksident në Gostivar

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

MPB njoftoi se dje është raportuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar, automjeti “Smart” i drejtuar nga D.D (26) nga Gostivari ka goditur këmbësoren S.S.(38) nga Gostivari.

“Nga goditja lëndime të rënda ka pësuar S.S, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit”.

“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga DPB Gostivar”, thonë nga MPB.

Hetimet mbi rastin vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat