Dogana e Maqedonisë: Në “Bllacë” kontrabandohen dërgesa postare

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë: Në “Bllacë” kontrabandohen dërgesa postare

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

“Drejtoria Doganore vendos kontroll të përforcuar në vendkalimin kufitar Bllacë me qëllim të parandalimit të tentimeve për kontrabandim të dërgesave postare”. Kështu u theksua në takimin e sotëm të drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi.

“Në dy raste janë parandaluar tentativat për kontrabandim të dërgesave më të mëdha me postë të shpejtë. U nisëm në drejtim të çrrënjosjes së plotë të përpjekjeve të tilla. Megjithatë do të shkojmë me kontrolle të përforcuara në vendkalimin kufitar”, theksoi Nikollovski.

Të dy palët u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit.

Drejtoria Doganore, siç kumtoi, sipas kompetencave të saj vepron në drejtim të lehtësimit të tregtisë legale dhe zbulimit të krimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat