Nga partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, thonë se ndotja e ajrit nuk është problem që mund të zgjidhet për katër muaj.
Sipas tyre, niveli i ndotjes së ajrit është i lartë sepse liderët e opozitës, LSDM dhe BDI, për shtatë vite në pushtet, nuk kanë bërë asgjë dhe nuk kanë marrë asnjë masë sistematike që do të kishte efekt deri më tani.
“Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, siç sqarojnë ata, është duke punuar seriozisht dhe me përkushtim në zbatimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për zgjidhje sistematike të problemit të ajrit të ndotur të ambientit. Ajri i ambientit është veçanërisht i ndotur në ditët e dimrit me fillimin e sezonit të ngrohjes, çka bën të qartë se mënyra e ngrohjes së banesave është një nga shkaktarët e ndotjes”.
“Për këtë qëllim, Qeveria tashmë ka zbatuar njërën nga masat për subvencionimin e kondicionerëve inverter për qytetarët, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, Qeveria do të ofrojë edhe subvencione për kompanitë që do të përdorin zgjidhje për energji të pastër”.
“Gjithashtu, do të vendosen kufizime të rrepta për burimet më të dëmshme të energjisë dhe do të kontrollohen ndotësit më të mëdhenj industrialë. Përveç kësaj, Qeveria do të fillojë edhe një program për pyllëzim masiv dhe pastrim të intensifikuar të hapësirave publike”, thuhet në deklaratë”, thonë nga OBRM-PDUKM.