Reformat në jurisprudencë dhe përkushtimi për punën e përbashkët drejt integrimit evropian të dy vendeve, kanë qenë temat në fokusin e takimi të sotëm të zëvendëskryeministrit Arben Fetai dhe ministrit shqiptar të Drejësisë, Ulsi Manja në Tiranë.
“Diskutim miqësor dhe zyrtar mbi sfidat e integrimit në BE, reformat në drejtësi dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e administratës publike.
E theksuam përkushtimin tonë të përbashkët për sundimin e ligjit dhe transparencën si çelës për përparimin e të dy vendeve drejt integrimit në BE dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.
Dy bashkëbiseduesit theksuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, ministrive dhe agjencive ligjzbatuese.