Tërmet në Dojran

Maqedonia

Tërmet në Dojran

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 10:09
Ilustrim

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematik në Shkup, mëngjesin e sotëm të datës 16.11.2024 në ora 05:31 ka regjistruar tërmet.

Epiqendra e të cilit ndodhet 80 km në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore Dojran-Kukush me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndier në Dojran dhe rrethinë.

Ai kishte intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat