Kryeministri Mickoski siguron se Qeveria është e gatshme për bisedime thelbësore për zhbllokimin e vendit në rrugën drejt BE-së, por për këtë gjë pret një gatishmëri edhe nga Bullgaria.
I pyetur nëse është i mundur përparim në muajt e ardhshëm në komunikim me Sofjen zyrtare, Mickoski tha se nuk mund të thotë asgjë pasi siç tha për tango nevojiten dy. Micksoki tha se nga krerët e BE-së nuk ka dëgjuar asnjë argument kundërshtues ndaj argumenteve të tij.
“Nuk e di nëse mund të bëhet një hap në fushën e integrimit evropian, por e di që do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të përpiqemi ta paraqesim çështjen tonë ashtu siç është para të gjitha autoriteteve botërore dhe këtë e bëmë. A do të ketë përparim – nuk e di nëse do të ketë ndryshim në qëndrimin tonë – nuk do të ketë ndryshim sepse është bazuar në parime dhe argumente dhe këtë e kemi thënë njëqind herë. Nëse ka një vullnet, ka një mënyrë, dhe kjo nuk varet vetëm nga ne, sepse duhen dy palë për të kërcyer, e ndonjëherë edhe më shumë. Në këtë rast, duhet të kemi një bashkëbisedues që do të jetë i gatshëm të bisedojë.
Ne jemi të gatshëm, e paraqesim qëndrimin tonë kudo dhe nuk kemi dëgjuar argumente kundër argumentit tonë nga lloji – merre ose lëre, nuk është më kështu. Tani pozicioni është të gjejmë një zgjidhje dhe ne themi po, le të gjejmë një zgjidhje. Nëse do të arrijmë një zgjidhje brenda një muaji, dy apo gjashtë muajsh, nuk e di. A do të bëjmë më të mirën, do ta bëjmë, kështu që do të shohim”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Mickoski paralajmëroi se gjatë dhjetorit do të udhëtojë dy herë në Bruksel ku do të takojë edhe krerët e vendeve të BE-së në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në kohën kur Bullgaria kërkon respektimin e kornizës negocuese dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë në mënyrë që Maqedonia të vazhdojë rrugën drejt BE-së edhe më tutje vazhdojnë përpjekjet e partisë së Bojko Borisovit për formimin e Qeverisë, megjithatë ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.