Nesër dhe të martën do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe kushte për paraqitje të mjegullës apo vranësira të ulëta në disa lugina.
Më pas, në ditët në vijim, nën ndikimin e një sërë valë me lagështirë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erëra me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshueshëm, të cilat herë pas here në male do të kalojnë në borë.
Nga e mërkura deri të premten do të fryjë erë e fortë juglindore dhe perëndimore.
Ndërsa, të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore.