Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka qenë mysafir në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën.
Taravari ndër të tjera ka komentuar dhe ndarjen e tij nga Ziadin Sela pas ndarjes së partisë.
“Me Ziadinin një dekadë kemi kaluar shumë mirë. Më pas ai më ka ofenduar mua që më ka habitur, por ky kapitull për mua është i mbyllur. Unë asnjëherë për shokët nuk flas keq, duhet t’i mbajmë kujtimet e mira. Unë emocionalisht e kam përjetuar keq, sepse me një shok që kemi qenë mbi 8 vite, të dëgjosh këto fjalë është keq dhe rëndë për t’u përjetuar”, tha Taravari.
Ai gjithashtu rrëfeu edhe arsyet e ndarjes me Selën.
“Patëm mendime ndryshe, ne si parti çdoherë kemi qenë kundër BDI-së, e Ziadini donte të shkojmë me Aliun. Ne u rreshtuam nga ana e anëtarësisë dhe e bëmë rotacionin që shumë vite e kërkuan shqiptarët. Ne me opozitën e Sela u rreshtua me pushtetin, tani ne jemi në pushtet e Sela ngeli në opozitë”, përfundoi Taravari.