Analisti në RMV: Dy Qeveritë kanë projekte të përbashkëta

Maqedonia

Analisti në RMV: Dy Qeveritë kanë projekte të përbashkëta

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 10:36
Besim Nebiu

Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë.

‘’Në qeverinë e Maqedonisë dihet se pjesa shqiptare është situatë e re duhet të njohën me njëri -tjetrin me projekte e agjende qeveria në Maqedoni është në fillime ndërsa në Kosovë po hynë në zgjedhje, kanë disa projekte të përbashkëta njëra për kufirin dhe projektet e infrastrukturës që është rruga Tetovë-Prizren dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me procesin e Berlinit etj’’ thotë ai.

Nebiu, thotë se ishte akuzë e BDI-së se VMRO-DPMNE është qeveri anti-shqiptare dhe nuk dëshiron bashkëpunim me shqiptarët.

 ‘’VMR është parti e djathtë dhe mbanë retorikë dhe veprime polarizuese në kuptim etnik është njëfarë lloj akuze e BDI që është eksponentë në qeveri në 20 vitet e fundit dhe kjo qeveri është antishqiptare dhe nuk dëshiron bashkëpunim është një përgënjeshtrim të akuzave’’ tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat