Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, deri te gjyqtari për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore ndaj një të mituri, i lindur në vitin 2009, për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer vepra që me ligj konsiderohen si krim – “Dhunë”.
“Më 25 tetor, i mituri së bashku me persona të tjerë të panjohur kanë nisur një bisedë me një të mitur, por menjëherë pas kësaj, pa ndonjë arsye të caktuar, kanë nisur ta godasin me sende të forta. Në konflikt me ligjin, i mituri ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur viktimën në kofshë”.
“Më 13 nëntor, në autobusin e NTP Shkup, në grup me tre persona të tjerë të panjohur, ka kryer dhunë të rëndë dhe ka shkaktuar lëndime fizike – ka goditur me thikë në kokë një 15-vjeçar, duke bërë që pasagjerët e tjerë të ndjehen të pasigurt, të kërcënuar dhe në frikë”.
“Prokurori publik i ka dorëzuar edhe gjyqtarit për fëmijë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për fëmijën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.