Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se temat etnike në Maqedoninë e Veriut i hapin vetëm politikanët që s’kanë ide dhe alternativa konkrete për qytetarët.
Në konferencën për media, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ai tha se e pret vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për gjuhët, derisa mohoi ndërhyrjen e tij në këtë organ vendimmarrës.
Sipas tij, të gjithë gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoni të Veriut janë zgjedhur nga ish-koalicioni i kaluar qeverisës, LSDM-BDI.
I pyetur për arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ai tha se “çdo kush që nuk ka shkelur ligjin dhe kushtetutën në Maqedoni të Veriut” është i lirë të vizitoi këtë vend.
Ai nënvizoi edhe bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në çështjet e ekonomike, energjetike, arsimit dhe të transportit.
Mickoski: Tema etnike hapin politikanë të cilët nuk kanë ide
“Tema etnike hapin politikanë të cilët nuk kanë ide. Mungojnë idetë reale dhe për nevojat e qytetarëve. Atëherë ata s’dinë s’i të tërheqin vëmendjen dhe përmes ekzibicionizmit politik vendosin të animojnë publikun. Ne jemi të bisedojmë për çështje energjetike, ekonomike, transportit dhe bashkëpunim më të mirë për arsim dhe kështu me radhë’, theksoi ai.
Kryeministri maqedonas mohoi ndikimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, veçmas për vendimmarrjen e këtij trupi gjykues lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut.
Mickoski: Gjyqtarët në Kushtetuese janë zgjedhur nga ish koalicioni qeverisës LSDM-BDI
“Ata gjyqtarë të cilët momentalisht janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese në shtetin tonë. pa përjashtim. janë zgjedhur nga shumica e BDI-së dhe LSDM-së. Unë nuk e di prej nga e ki përshtypjen që ne ndikojmë. Kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë duhet të dinë se nga i pari deri tek i fundit janë zgjedhur kur shumicë parlamentare kanë qenë koalicioni LSDM-BDI”, shtoi Mickoski.
Ai tha se kushdo që nuk e ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut “mund të vizitojë lirisht këtë vend”.
Mickoski: Kushdo nuk e ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut lirisht mund të vijë
“Sa i përket personave që janë në fletë arrest, askush që nuk i ka shkel ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut lirisht mund të vijë dhe të shëtisë në Shkup dhe Maqedoni të Veriut dhe të qëndrojë sa dëshiron. Unë i ftoj të vijnë”, tha ai.
Sa i përket bashkëpunimit dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, Mickoski tha se për këtë çështje kanë folur shumë herët.
Mickoski: Kemi qenë ndër të parët në botë për njohjen e pavarësisë së Kosovës
“Ne si shtet dhe si qeveri se çka është Kosova e kemi thënë shumë herët, mes të parave në botë. S’duhet të lejojmë se dikush këtë temë të keqpërdorë”, theksoi Mickoski.
Në anën tjetër, ai pyet edhe në lidhje me anëtarin e kabinetit të tij që mban qëndrime të hapura anti-Kosovë dhe pro-ruse, Ivan Stoilkoviqin, i cili mungoi edhe në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Mickoski: Stoilkoviqin digjej që sot të jetë me ne në Prishtinë, mirëpo për shkak të agjendës e kishte të pamundur
“Anëtari i qeverisë zotëriStoilkoviqin digjej që sot të jetë me ne në Prishtinë, mirëpo për shkak se mbledhja është dashur të ishte një ditë tjetër dhe u vendos që të jetë të hënën dhe shkaku i disa obligimeve të tjera nuk është këtu”, deklaroi kryeministri maqedonas.