Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase

Maqedonia

Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 20:09
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe.

Sela thotë se “Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”.

“Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.

Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!

Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e Selës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat